Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev themeloi çmimin për veprimtarët e rinj të kulturës me vëllim prej 2,5 milionë rublash (afërsisht 62,5 mijë euro). Mbi nënshkrimin e dekretit përkatës Kryetari i shtetit deklaroi gjatë takimit në Kremlin me Ministrin e kulturës të Federatës Ruse Aleksandër Avdejev. Sipas fjalëve të Medvedievit, çmimi do të jepet “Për kontributin e qenësishëm në zhvillimin e kulturës së vendit, me qëllim të stimulimit të veprimtarisë së mëtejshme të veprimtarëve të rinj të kulturës, krijimin për ta të kushteve sa më të favorshme”. Ai vuri në dukje, se ceremonia e nderimit me këtë çmim do të zhvillohet në festën e Ditës së punonjësit të kulturës, e cila kremtohet në Rusi më 25 mars.