Zëri i Rusisë Dialogu ndërfetar është “mjet mjaft efektiv për parandalimin e konflikteve ndëretnike. Kisha është pjesëmarrëse e përhershme e tij dhe jo rrallëherë bile iniciatore kryesore e dialogut”, - deklaroi sot Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar me anëtarët e Këshillit të Peshkopëve të Kishës Orthodhokse Ruse në Kremlin. Ai vuri në dukje se një punë produktive në këtë drejtim po zhvillon tashmë edhe Këshilli Ndërfetar i Rusisë. Presidenti shprehu besimin e vet në atë, se aplikimi i mësimdhënies në shkolla i lëndës së bazave të kulturës fetare dhe etikës laike do ti shërbejë gjithashtu konsolidimit të qëndrimit të respektueshëm ndaj trashëgimisë historiko-fetare dhe shumëllojshmërisë kulturore e fetare të Rusisë.