Zëri i Rusisë Rusia del kundër ndërhyrjes nga jashtë në rregullimin e problemeve të Egjiptit. Në këtë mënyrë e komentoi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov pozitën e  Rusisë ndaj këtij problemi. “Egjipti është parteri ynë strategjik në rajonin e Lindjes së Mesme. Ne jemi të interesuar që Egjipti të jetë një shtet stabil, i begatë, demokratik, që problemet aktuale social-ekonomike dhe politike të gjejnë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur me rrugë paqësore atje. Për këtë duhet të merren vesh midis tyre forcat politike në vetë Egjipt”, - iu përgjigj Lavrov pyetjes së korrespondentit të Agjencisë RIA Lajmet në lidhje me situatën e krijuar në Egjipt.