Zëri i Rusisë Studentët rusë, të cilët vazhdonin studimet në Universitetin Al-Ahram të Kairos, mbërritën sot me aeroplan special në qytetin Ufa (zona e Povollzhies). Në bordin e aeroplanit që u ul në aeroportin kryeqytetit të Bashkirisë - Ufa- ishin 132 veta, ndër të cilët 20 fëmijë të moshës parashkollore, nga Moska, Bashkiria, Tartarstani, Orenburgu dhe rajone të tjera të Rusisë. Që nga 25 janari në Egjipt po vazhdojnë aksionet masive të protestave me kërkesat për ndryshimin e regjimit, dorëheqjen e Presidentit të vendit Hosni Mubarak, zhvillimin e reformave ekonomike dhe politike.