Zëri i Rusisë Aeroplani “Sukhoi Superjet-100” të enjten mori çertifikatën e Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit (KNA). Kjo do të lejojë fillimin e shfrytëzimit komercial të aeroplanit më modern për pasagjerë, të llogaritur për realizimin e fluturimeve në distanca deri në 5 mijë kilometra. Ai u konstruktua në bashkëpunim me kompanitë më të mëdha të huaja të prodhimit të avionëve, të cilat kanë furnizuar, në veçanti, edhe një sërë detalesh kompletuese. Tashmë janë nënshkruar 240 kontrata për blerjen e aeroplanit “Sukhoi Superjet-100” prej kompanive ajrore të Rusisë, vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura si dhe shteteve të Europës, Amerikës Latine dhe Azisë.