Zëri i Rusisë Skuadra përfaqësuese e Rusisë fitoi plot 7 medalje (2 ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi) në ditën e 7 të Universiadës Dimërore, e cila po zhvillohet në Turqi. Sportistët rusë u dalluan në patinazhin artistik në akull, në disiplinën e skive dhe biatlon. Skuadra përfaqësuese e Rusisë po vazhdon të kryesojë me vendosmëri në kualifikimin e përgjithshëm ekipor me 24 medalje, 10 prej të cilave janë ari. Pas saj renditen sportistët e Koresë së Jugut. Ata kanë fituar 6 medalje të arta. Kurse në vendin e tretë janë sportistët e Ukrainës me 4 medalje ari.