Zëri i Rusisë Turistët kozmikë do të mund të fluturojnë në perspektivë në Hënë me anijet ruse “Sojuz”, njoftoi Drejtuesi i programeve të pilotuara të Agjencisë Federale Kozmike “Roskozmos” Aleksei Krasnov. Ai e quajti projektin “teknikisht të realizueshëm”, mbi bazë të të cilit turistët do të mund të fluturojnë në Hënë dhe të kthehen në Tokë me anijet ruse “Sojuz”. Sipas fjalëve të Aleksei Krasnovit, zgjidhja e kësaj detyre kërkon njëfarë modernizimi të kësaj anije kozmike. Kompania amerikane “Space Adventures”, e cila merret me turizëm kozmik, deklaroi se tashmë ka gjetur personin që dëshiron të fluturojë në Hënë me 150 milionë dollarë.