Zëri i Rusisë Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev do të diskutojë një sërë problemesh aktuale me anëtarët e Këshillit të Peshkopëve. Në rendin e ditës së tij janë projektet e dokumenteve “Veprimtaria sociale e të krishterëve orthodhoksë”, “Problemi i paraqitjes nga ana e klerit të kandidaturave të veta në zgjedhje” e shumë të tjera. Takimet e Këshillit të Peshkopëve, i cili përfaqëson në vetvete një nga organet më të lartë të autoriteteve kishtare, zhvillohen nën kryesinë e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill. Në to marrin pjesë më tepër se 200 hierarkë. Mbledhjet kanë filluar që të mërkurën në Moskë dhe do të vazhdojnë deri të premten.