Zëri i Rusisë Ushtria egjiptiane filloi arrestimin e demonstruesve antiqeveritarë të mbledhur në sheshin kryesor Tahrir në Kairo, njofton kanali televiziv satelitor “Al Arabiya Arabic” (“The Arabic One”). Sot në mëngjes gjatë këmbimit të zjarrit u vranë, sipas disa të dhënave, deri në 5 veta, më shumë se 10 të tjerë u plagosën. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, një grup njerëzish të armatosur me automatikë çanë me vërtik në shesh në orët e para të agimit dhe hapën zjarr mbi personat që po kryenin lutjen e mëgjesit. Kundërshtarët e Presidentit deklarojnë se do të vazhdojnë mitingun deri sa Kryetari i shtetit Muhammad Hosni Said Mubarak të mos japë dorëheqjen.