Shkarko audiofailin


45 vjet më parë stacioni automatik ndërplanetar «Луна-9» (“Hëna-9”) për herë të parë në botë realizoi uljen e butë në sipërfaqen e Hënës në rajonin e quajtur Oqeani i Shtrëngatave (lat - Oceanus Procellarum, i cili paraqet në vetvete një rrafshinë të mbushur me llavë të ngrirë basalti) dhe transmetoi panoramën e parë fotografike hënore. Padyshim që ky ishte një hop i madh në studimin e satelitit natyral të Tokës. Në ditët tona dytësorët (sozitë) e serisë së aparateve vetëlëvizëse sovjetike hënore (moonwalker), të cilët lanë brazdat e veta në pluhurin e Hënës, kanë zënë vendin e tyre të denjë në ekspozitën unikale të muzeut të Shoqatës Shkencoro-Prodhuese me emër të Llavoçkinit. Pikërisht atje dhe janë përpunuar dhe konstruktuar stacionet automatike kozmike. «Луна-10» (“Hëna-10”) u bë sateliti i parë artificial i Hënës, aparati «Луна-16» ("Hëna-16") realizoi marrjen automatike të kampioneve të dheut hënor dhe sjelljen e tyre në Tokë. Në garën hënore në vitet 70 të shekullit të kaluar kanë rivalizuar midis tyre jo vetëm superfuqitë e asaj kohe - Bashkimi Sovjetik dhe SHBA. Por të parët kanë shkelur në Hënë megjithatë amerikanët. Më pas interesi ndaj saj u zvenit. Ndërsa në kufirin e shekujve gjithçka ndryshoi në mënyrë kardinale dhe tani po deklarojnë mbi ambiciet e tyre hënore menjëherë disa vende, ndër të cilat SHBA, Kina, India. Rusia gjithashtu ka ndërmend të marrë pjesë në këtë garë të re, sepse ajo zotëron një përvojë impresionuese në punimet në këtë drejtim, nënvizon eksperti në sferën e kozmonautikës Viktor Minenko: “Do të dukej në vështim të parë sikur Toka ka rezervat e veta mëse të mjaftueshme, ndërsa ato të Hënës duhen për realizimin dhe zhvillimin e vetë stacionit Hënor në qoftë se ne do të gjejmë atje ndofarë elementesh me bazë uji, dhera e kështu me radhë... Po përse po shfaqet aktualisht një interes kaq i gjallë ndaj Hënës nga ana e këtyre vendeve? - do të pyesni ju. Në këtë rast nuk është interesante vetë Hëna e marrë në vetevete si objekt. I gjithë problemi konsiston në atë, se parulla “të përvetësojmë Hënën” i jep hov zhvillimit të gjithë teknikës raketoro-kozmike të vendit. Investimi i mjeteve financiare në këtë fushë është investim i bërë në gjithë infrastrukturën kozmike të vendit. Qëllimi përfundimtar i programit të pilotuar hënor rus është krijimi i bazës së përhershme në Hënë. Prodhuesja më e madhe ruse e teknikës raketore - Qendra me emër të Hruniçevit - propozon krijimin e stacionit të pilotuar në orbitën përreth Hënës. Ai do të bëhet bazë për vizitimin e satelitit natyral të Tokës dhe ndërtimin e objekteve të nevojshme atje. Gjëja më interesante e këtij projekti është vetë baza Hënore, e cila përfshin disa module, theksoi eksperti: “- Sigurisht, ndër to janë edhe moduli shluzë i shërbimit, moduli i banimit. Duhet menduar seriozisht për edhe për modulin energjetik. Dhe që të kemi jo thjesht vetëm bateri diellore, por të mendojmë edhe për instalimin e impjanteve serioze energjetike. Më tej - të merret parasysh mbrojtja nga radiacioni, nga mikrometeoritet, mbrojtja në kushtet e temperaturave të disfavorshme”, - tha eksperti rus Viktor Minenko. Në etapën e parë baza Hënore do të përbëhet nga një modul me vëllim 80 metra kub, i llogaritur për një ekuipazh prej 4 vetash. Bazat do të jetë e logjikshme të vendosen në mënyrë të tillë, që në rast emergjence të mund tu vihet në ndihmë kolegëve tanë amerikanë apo kinezë ose thjesht për ti bërë vizita njëri-tjetrit.