Zëri i Rusisë Këto vitet e afërt rritja e GDP-së mund të përbëjë 5 %. Me një parashikim të tillë doli Kreu i përfaqësisë së përhershme të FMN-së në Federatën Ruse Odd Per Brekke, duke mbajtur fjalim në mbledhjen e forumit “Rossia 2011”. Sipas fjalëve të tij, vendi “ka burime të mëdha” për këtë gjë. Brekke vlerësoi gjithashtu pozitivisht veprimet e qeverisë ruse gjatë periudhës së krizës. Sipas mendimit të tij, aktualisht qëllimet e rëndësisë së parë të autoriteteve të Federatës Ruse në ekonomi duhet të jenë ulja e inflacionit dhe reduktimi i deficitit buxhetor.