Zëri i Rusisë Sipas të dhënave të shërbimit federal të statistikës shtetërore, numri i lindjeve në Rusi për 12 muajt e vitit 2010 u rrit me 1,6 %, vdekjet me 0,7 %. Gjithsej për periudhën janar-dhjetor lindën 1,789 milionë fëmijë, që është gati 28 mijë më shumë në krahasim me vitin 2009. Gjithashtu në Rusi në vitin e kaluar u rrit numri i vdekjeve: vdiqën 2,031 milionë veta. Numri i vdekjeve si dhe më parë e tejkalon numrin e lindjeve, dhe popullsia në vitin 2010 u reduktua me 241,4 mijë veta. Por në lidhje me vitin 2009 ritmet e rënies u reduktuan me 5,6 %.