Zëri i Rusisë Sanksionet e BE ndaj udhëheqjes së Bjellorusisë, të cilat u miratuan të hënën në takimin e ministrave të punëve të jashtme të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, janë të domosdoshme - deklaroi të martën në Berlin Kreu i MPJ të RFGJ Guido Westerwelle. Njëkohësisht, theksoi Ministri, BE miratoi një sërë masash inkurajuese për shoqërinë civile të Bjellorusisë. Ndër to Westerwelle përmendi, në veçanti, dhënien e bursave të rinjve bjellorusë për studime në shkollat e larta të vendeve të BE. Kreu i MPJ të RFGJ Guido Westerwelle shtoi, se Bashkimi Europian ka ndërmend të vazhdojë ti japë edhe më tej ndihmë e mbështetje opozitës bjelloruse.