Shkarko audiofailin


Rusia e ditëve tona duhet ti jetë pafundësisht mirënjohëse Presidentit të Parë Boris Yeltsin për atë, që në periudhën më të vështirë të historisë së vet vendi nuk devijoi nga rruga e shndërrimeve dhe po avancon përpara. Një mendim të tillë shprehu Kryetari i shtetit Dimitri Medvediev në ceremoninë e përurimit të momumentit të Boris Yeltsinit në Ekaterinburg. Monumenti i Presidentit të Parë u përurua në ditën e 80-vjetorit të ditëlindjes së tij (më 1 shkurt). Obelisku 10 metërsh është gdhendur në mermer të bardhë. Figura e Presidentit, sipas idesë së krijuesit të këtij monumenti, sikur ndodhet në lëvizje, duke bërë hapin e parë. Medvediev vuri në dukje, se në këtë monument kanë gjetur mishërim tiparet më të mira të Presidentit të Parë të Rusisë - vendosmëria dhe vullneti i fortë: “- Boris Yeltsini e donte me gjithë shpirt vendin e vet, ai ishte vetë pjesë e këtij vendi. Ai ishte, padyshim, njeri shumë i guximshëm dhe i vendosur. Ai gjithmonë përpiqej të avanconte pozitën e vet. Kjo nuk ishte aspak e thjeshtë, por në një situatë të caktuar kjo gjë ishte tejet e domosdoshme. Pikërisht një forcë e tillë karakteri e ndihmoi vendin tonë të përballojë periudhën jashtëzakonisht të rëndë, e ndihmoi vendin tonë të mbijetojë në atë situatë të komplikuar, kur po hidheshin themelet e shtetit tonë të ri, - theksoi Lideri aktual i Federatës Ruse. Sepse pikërisht atëhere dhe u hodhën themelet e pozitave fondamentale, mbi bazë të të cilave po zhvillohet tani shteti rus. Ndër to mund të përmendim ekonominë e tregut, sistemin bashkëkohor politik, Kushtetutën vepruese të miratuar me votim mbarëpopullor. Si rezultat tani ne kemi një vend bashkëkohor, i cili vërtet jo pa probleme, por vazhdon megjithatë të zhvillohet dhe të avancojë përpara, vuri në dukje Dimitri Medvediev. Ai i donte vetëm të mirën, lulëzimin dhe begatinë Rusisë. Ai e donte me gjithë shpirt vendin e vet, i cili ishte gjithçka për të, kujton bashkëshortja e Presidentit të Parë të Rusisë Naina Yeltsina. Prandaj dhe fjalët e fundit të tij në postin e Kryetarit të shtetit - “Ruajeni Rusinë” (“Kujdesuni për Rusinë”) - kishin domethënie të madhe për të.