Zëri i Rusisë Në Ekaterinburg filluan aktivitetet zyrtare kushtuar 80-vjetorit të ditëlindjes së Presidentit të parë të Rusisë Boris Yeltsin. E veja e Presidentit Naina Yeltsina u bë vizitorja e parë e ekspozitës fotografike “Yeltsini,thjesht, si Njeri. Epoka e tij. Ne”. Përveç Presidentit, i cili është pasqyruar në momente kyçe të jetës së vet, nga fotogafitë vizitorët i shohin edhe njerëz të tillë, fytyrat e të cilëve u bënë  mishërim i epokës: Mihaill Gorbaçov, Andrei Saharov, Margaret Thatcher,  Aleksandër Sollzhenicin. Ekspozita do të hapet zyrtarisht në ditën e lindjes së Boris Yeltsin-it - më 1 shkurt.