Zëri i Rusisë Nga Bjellorusia në BE mund të udhëtojnë vetëm dy funksionarë të lartë - Kreu i MPJ Sergei Martinov dhe Nën/Kryeministri Sergei Semashko. Vendimi për këtë u morr në mbledhjen e Këshillit të BE në Bruksel. Në “Listën e zezë” të zyrtrarëve të lartë bjellorusë kanë hyrë 158 veta, duke përfshirë edhe vetë Presidentin Aleksandër Llukashenko dhe 2 djemtë e tij. Indinjatën e BE e shkaktuan masat e rrepta të udhëheqjes bjelloruse ndaj përfaqësuesve të opozitës.