Zëri i Rusisë Kolona disa mijëra vetëshe nga provincat egjiptiane janë nisur drejt Kairos për pjesëmarrje në “marshimin e milionave”. Kërkesë kryesore e demonstruesve është dorëheqja nga posti i vet e Presidentit Hosni Mubarak, i cili e ka drejtuar vendin për më tepër se 30 vjet me radhë. Tentativat e autoriteteve për të ndaluar rrymën vërshuese të njerëzve, duke bllokuar komunikimin hekurudhor, nuk dhanë asnjë rezultat. Televizioni vendas tregon kuadrot në të cilët duken qindra autobusë që po i afrohen kryeqytetit egjiptian.