Zëri i Rusisë Sindikata e lirë e punonjësve të sferës së mjekësisë të Gjeorgjisë bën thirrje për organizimin e lëvizjes së protestës kundër politikës së autoriteteve në sferën e mjekësisë. Sipas fjalëve të liderëve të sindikatave, shteti reduktoi në mënyrë të theksuar financimin e programeve mjekësore, gjë kjo që shkakton zemërimin e ligjshëm, plotësisht të drejtë të popullsisë. Situata kritike në sferën e shëndetësisë, sipas mendimit të tyre, u bë rezultat i shitjes prej autoriteteve të klinikave dhe institucioneve mjekësore pa ruajtje të profilit të tyre si dhe pushimet masive nga puna të personelit të kualifikuar.