Zëri i Rusisë Investime ka, mjete financiare për inovacione gjithshtu ka, por inovacionet praktikisht mungojnë fare, dekaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të tij, produkte të teknologjive të larta të afta për konkurrencë në tregun botëror ka shumë pak. Medvediev e vëren rrugëdaljen nga situata e krijuar në rritjen kardinale të shpenzimeve të korporatave shtetërore për zhvillimin e studimeve shkencore dhe përpunimeve eksperimentalo-konstruktore. Bashkëpunimi me korporatat do tu lejojë përpunuesve të inovacioneve të kompletohen me pajisje të reja, moderne, të zotërojnë metodika të ndryshme dhe të zhvillojnë bazën e tyre eksperimentale.