Zëri i Rusisë Kreu u MPB Rashid Nurgaliev deklaroi, se sulmi terrorist më 24 janar në aeroportin “Domodedovo” ndodhi si rezultat i punës së pasuksesshme të të gjithë bllokut të sigurisë së transportit. Përveç kësaj, MPB nuk mundi të organizonte siç duhej bashkëveprimin me shërbimet speciale për parandalimin e shpërthimit. Në mbledhjen në Moskë Nurgaliev njoftoi, se milicia ruse po përpunon kompleksin e masave për forcimin e kontrollit mbi situatën operative në objektet e transportit.