Zëri i Rusisë Në Teatrin Bolshoi të Moskës përfunduan punimet e montimit të siparit antizjarr, i cili në rast situate emergjente mund të ndajë për 30 sekonda pjesën e skenës nga zona e sallës së shikuesve. Pesha e këtij konstruksioni unikal përbën më tepër se 30 tonë. Teatri Bolshoi e ka pësuar keq disa herë nga zjarret, gjatë historisë së tij është djegur plotësisht 2 herë godina e vetë teatrit. Sipari i parë antizjarr u vendos në Teatrin Bolshoi gjatë kohës së meremetimit të tij në vitin 1928. Analogu bashkëkohor i këtij sipari paraqet në vetvete një sistem unikal të mbrojtjes nga zjarri me sipërfaqe më tepër se 400 metra katrore.

Startimi i ekspeditës ruse, të destinuar për studimin e 370 vullkaneve aktive në bregdetin e Oqeanit Paqësor, është caktuar për 15 shkurtin. Pjesëmarrësit e projektit “900 ditë - Unaza e Zjarrtë e Tokës” për pothuajse 3 vjet do të përshkojnë më tepër se 70 mijë kilometra përgjatë unazës vullkanike oqeanopaqësore të Tokës. Ata do të ngjiten në majat e vullkaneve që ndodhen në territoret e Rusisë, SHBA, Kanadasë, Meksikës, Argjentinës, Zelandës së Re, Australisë si dhe vendeve të tjera. Qëllimi që ndiqet nga kjo ekspeditë është përcaktimi i dinamikës së aktivizimit të vullkaneve më të lartë të planetit për këto 100 vitet e fundit.

Hotelet ruse janë më të shtrenjtët në Europë. Në një konkluzion të tillë arriti portali hotel.info. Çmimi mesar i një dhome hoteli është 147 euro për 1 natë. Ekzistojnë vetëm disa hotele të lirë në Norvegji dhe Suedi. Kurse hotelet më të lirë janë në Poloni, Greqi dhe Hungari, ku çmimi i një dhome është vetëm 70 euro.