Zëri i Rusisë Kompania e naftës Lukoil evakuoi bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjeve të tyre nga Kairo. Të gjithë 15 vetat janë dërguar për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nesër do të mbërrijnë në Moskë. Prodhuesi i madh rus i gazit natyror kompania Novatek gjithashtu do të evakuojë bashkëpunëtorët e vet me një avion special, i cili do të niset së shpejti nga Moska. Ndërkohë, Ministria e Sportit dhe turizmit, si dhe RosTurizm përgatitën listat e turistëve dhe ia dorëzuan ato Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) për evakuimin e mundshëm të rusëve nga vendet turistike të Egjiptit.