Zëri i Rusisë Vizitën e punës në ishujt Kurile Ministri i zhvillimit rajonal i Rusisë Viktor Basargin e filloi nga ishulli Kunashir. Ai do të kontrollojë atje ecurinë e rindërtimit të rrugëve të Kurileve Jugore-në Golovnino, do të njihet me ndërtimin e shtëpive dhe ngritjen e objekteve të sferës sociale, punën e ndërmarrjeve vendase. Në rajon Ministri mbërriti për zgjidhjen e çështjeve të zhvillimit të ishujve Kurile në kuadrin e udhëzimeve përkatëse të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Kryetari i shtetit për herë të parë vizitoi Kurilet në nëntor të vitit 2010.