Zëri i Rusisë Rusia planifikon të realizojë në tre muajt e afërt 8 lëshime raketëmbajtësesh kozmike . Dy prej tyre planifikohen për në shkurt, tre në mars dhe tre në prill. Në shkurt raketëmbajtëset do të startojnë vetëm nga kozmodromi Pleseck në qarkun Arhangelsk. Lëshime më të shpeshta do të bëhen në fund të marsit. Më 30 mars nga kozmodromi Bajkonur për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar do të niset anija e pilotuar “Sojuz TMA-21” me ekuipazh prej 3 vetash. Më 31 mars raketëmbajtësja “Proton-M” do të lëshojë satelitë amerikanë dhe kazakistanas të ndërlidhjes televizive.