Zëri i Rusisë Në fshatin Jantarni të Qarkut të Kaliningradit u hap monumenti i viktimave “marshi i vdekjes” në Palmniken. Monumenti, i ndërtuar nga skulptori izraelit Frank Majsler, është ngritur në breg të Detit Balltik, në akullin e të cilit në fund të janarit të vitit 1945 nazistët pushkatuan disa mijëra të burgosur nga kampet hebree. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Rabini kryesor i Rusisë Berl Lazar, përfaqësues të korpusit diplomatik të Polonisë, Lituanisë dhe Gjermanisë. Më 31 janar të vitit 1945 në fshatin Palmniken në territorin e Prusisë Lindore disa mijëra të burgosur polakë, litonezë dhe hungarezë u vranë nga SS-ët.