Zëri i Rusisë Ministrat e punëve të jashtme të BE do të miratojnë në takimin në Bruksel paketën e rinovuar të sanksioneve kundër Bjellorusisë. Lista e nëpunësve të lartë, të cilët nuk do të lejohen të hyjnë në BE, u rrit me 40, që përbën gjithsej 150 veta. Do të ngrihen llogaritë bankare të të gjithë nëpunësve bjellorusë nga kjo “listë e zezë” në bankat europiane. Ministrat po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e pezullimit të financimit të projekteve në kuadrin e programit “Partneriteti Lindor” për Bjellorusinë. Kërkesë kryesore e BE ndaj Bjellorusisë mbetet lirimi i të gjithë arrestuarve politikë.