Zëri i Rusisë Rusia i dërgoi Italisë informacionin për arrestimin e 35 vjeçarit Rusllan Umarov, vëllai i njërit prej liderëve të bandës verikaukaziane Doku Umarov , i njoftoi agjencia informative “Interfaks” një burimi në organet ruse të ruajtjes së rendit. Më parë një sërë mjetesh të informimit masiv njoftuan, se policët italianë ndaluan 35 vjeçarin Rusllan Umarov në tren në stacionin Mestre në Venecia dhe e shoqëruan në qendrën e qëndrimit të përkohshëm të emigrantëve ilegalë. Vëllai i liderit të separatistëve çeçenë Doku Umarov, në veçanti, mori përsipër përgjegjësinë për shpërthimet që ndodhën në metronë e Moskës në mars të vitit 2010, kur gjetën vdekjen 40 veta.