Zëri i Rusisë Opozita egjiptiane i bëri thirrje popullsisë për të organizuar grevën e përgjithshme, kurse të martën “marshin e protestës të miliona vetave”. Pavarësisht nga gjendja e acaruar dhjetra mijëra demopnstrues e kaluan natën në sheshin kryesor të Kairos Tahrir. Ata deklarojnë, se do të qëndrojnë aty deri në dorëheqjen e Presidentit Hosni Mubarak. Sheshi është rrethuar nga ushtarë dhe automjete ushtarake të blinduara, por përplasje midis ushtarakëve dhe pjesëmarrësve të aksionit të protestës nuk po ndodhin. Në shesh dëgjohen parrulla “Ushtri, zgjidh Egjiptin ose Mubarakun!”.