Zëri i Rusisë Presidenti rus Dimitri Medvediev do të zhvillojë në Arzamas të qarkut Nizhegorodsk mbledhjen për modernizimin dhe zhvillimin teknologjik të ekonomisë. Siç njoftoi Ndihmës presidenti Arkadi Dvorkoviç, mbledhja do ti kushtohet zhvillimit të studimeve shkencore në kompanitë e mëdha me pjesëmarrjen e shtetit. Dvorkoviç vuri në dukje, se situata e tanishme me aplikimin e zbulimeve shkencore në ndërmarrjet e mëdha është mjaft larg idealit.