Zëri i Rusisë Në Kazakistan u hapën solemnisht Lojrat e 7-ta Dimërore Aziatike. Në ceremoninë solemne të hapjes së Lojrave ishin të pranishëm Presidenti i Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jak Rogge, Drejtuesi i Këshillit Olimpit të Azisë Ahmad al-Fahad al-Sabah, Presidentja e Kirgistanit Roza Otumbaeva dhe mysafirë të tjerë të lartë. Dhuratë e vërtetë për shikuesit u bë debutimi i “yllit” belg Lara Fabian, kompozitorit rus Igor Krutoi dhe këngëtares operistike koreane Sumi Jo. Këtë vit numri i ekipeve përfaqësuese në Lojrat Aziatike arriti deri në 27.