Zëri i Rusisë Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediv krijoi postin edhe për një Zëvendës ministr për punët e brendshme, i cili do të përgjigjet për sigurinë në transport. Përveç kësaj, Presidenti menjëherë emëroi në këtë post Kolonelin e përgjithshëm të milicisë Viktor Kirianov. Në takimin me Ministrin e punëve të brendshme të Rusisë Rashid Nurgaliev, Kryetari i shtetit përmendi, se kohët e fundit ai ka dhënë një sërë urdhërash në sferën e garantimit të sigurisë në transport dhe deklaroi, se në një të ardhme të afërt pret raportin përkatës. Kryetari i shtetit vuri në dukje, se fjalë bëhet për të gjithë komplekset përbërës, ndër të tjera, hekurudhor dhe ajror.