Zëri i Rusisë Përmirësimi i marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Rusisë, që u arrit vitin e kaluar, mundëson forcimin e “stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin europian”. Bindje për këtë shprehu në intervistën e vet të publikuar në gazetën “The Washington post” Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç. “Konfrontimi midis Ukrainës dhe Rusisë, të paktën dy herë, u shkaktua nga ndërprerja e furnizimeve të burimeve energjetike, të cilat transportohen nëpërmjet territorit të Ukraninës për në vendet e BE-së”, vuri ai në dukje. “Europa aktualisht është e lumtur, sepse ajo e ndien, se nuk ka kurrfarë problemesh për marrjen e gazit”.