Zëri i Rusisë Nga demonstratat masive janë përfshirë disa qytete të mëdha të Egjiptit. Kërkesat kryesore të demonstruesve janë: dorëheqja e Presidentit Hosni Mubarak që ndodhet në pushtet tashmë që prej 30 vjetësh, shpërndarja e parlamentit dhe lufta kundër korrupsionit. Në vigjilje në Kairo u kthye njëri nga opozitarët kryesorë të regjimit aktual, ish Kreu i ANEA-s Mohamed Mustafa El-Baradei. Ai deklaroi mbi gatishmërinë e vet për të kryesuar përkohësisht vendin. Policia nuk po arrin të kontrollojë dot më situatën. Forcat e sigurimit të Egjiptit braktisin sheshin qendror të Kairos dhe po largohen nga Suezi. Si rezultat i përleshjeve masive të demonstruesve me policinë ka viktima.