Zëri i Rusisë Udhëheqja e SHBA mori vendimin për dhënien e ndihmës organeve shqiptare të ruajtjes së rendit në hetimin  e rrethanave të tragjedisë që ndodhi në Tiranë më 21 janar, gjatë kohës së zhvillimit të demonstratave të protestës. Me lutjen për pjesëmarrjen e ekspertëve amerikanë në hetimin e veprimeve hetimore u drejtua Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë Ina Rama, me referim tek “ndjeshmëria” jashtëzakonisht e lartë e ngjarjeve në fjalë. Ambasadori i SHBA në Shqipëri Alexander Arvizu u bëri thirrje palëve konfliktuese - Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Partisë Demokratike të Sali Berishës - për tu përmbajtur nga akuzat e ndërsjellta deri në përfundim të hetimit.