Zëri i Rusisë Takimi me pjesëmarrjen e sipërmarrësve, përfaqësuesve të ministrive dhe deputetëve nga të dy vendet u zhvillua në kuadrin e vizitës në Najrobi të Zëvendës kryetares së Këshillit të Federatës të Rusisë Svetllana Orllova. Sipas fjalëve të saj, Rusia dhe Kenia zotërojnë një potencial të madh në zhvillimin e lidhjeve ekonomiko-tregtare, realizimin e projekteve investuese, ndërmarrjet e montimit të automobilave, si dhe në bashkëpunimin për zbulimet gjeologjike. Nga ana e vet, në MPJ të Kenias vunë në dukje, se vendi ka nevojë për investime dhe është gati për bashkëpunim në sfera të ndryshme.