Zëri i Rusisë Sportistët rusë përfunduan me sukses garën 15 km të stilit të lirë të Kampionatit Botëror për sportin e skive malore, i cili po zhvillohet në qytetin estonez Otep. Ata zunë gjithë podiumin e nderit. Vendin e parë e zuri Eugjeni Belov me rezultatin 35 minuta e 26,3 sekonda. 16 sekonda më vonë mbërriti në finish Pavel Vikulin, dhe pas 7,3 sekondash të tjera përfundoi garën Raul Shikirzjanov.