Zëri i Rusisë Dispeçerat rusë të aviacionit nuk kishin të drejtë të mos lejonin uljen e avionit të Presidentit Lech Kaczynski në Smolensk, deklaroi Nënkryeministri Sergei Ivanov: sipas rregullave ndërkombëtare vendimin për ulje e merr komandanti i ekuipazhit. Dispeçeri mund të ndërhyjë vetëm në dy raste, kur pista e uljes është e zënë ose kur distanca midis dy avionëve në ulje është e rrezikshme. Të gjitha pyetjet që ende  mbeten të paqarta për Poloninë, sipas fjalëve të Ivanovit, Komiteti Hetimor i Rusisë do të ndihmojë në sqarimin e tyre. Ai tashmë deklaroi për gatishmërinë e punës së përbashkët me kolegët polakë.