Zëri i Rusisë Për 160 nëpunës bjellorusë me në krye Presidentin e vendit do të vendosen sanksione nga BE për mosdhënien e vizave dhe ngrirjen e llogarive të tyre në bankat europiane. Sipas mendimit të BE, udhëheqja bjelloruse mban përgjegjësi për falsifikimin e zgjedhjeve presidenciale të dhjetorit dhe përndjekjen e opozitës. Sanksionet ndaj Bjellorusisë duhet të konfirmohen zyrtarisht më 31 janar në Bruksel nga ministrat e punëve të jashtme të BE-së. Opozita bjelloruse më 19 dhjetor të vitit 2010 pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe njoftimit për fitoren e Llukashenkos organizoi menjëherë aksione të pasanksionuara proteste në Minsk. Milicia arrestoi më shumë se 600 veta, ndër të tjera 6 ish kandidatë për president.