Zëri i Rusisë Kompanitë e huaja investuese do të marrin pjesë në fondin sovran të investimeve kapitale në ekonominë e Rusisë, për krijimin e të cilit deklaroi në Davos Dimitri Medvediev. Pala ruse tashmë filloi negociatat me fondet e huaja investuese. Mjetet do të investohen kryesisht në sektorët që kanë lidhje me modernizimin e ekonomisë ruse: teknologjitë informative, ndërlidhje, degën e aviacionit kozmik, në energjetikë dhe transport.