Zëri i Rusisë Futbollistët veteranë nga 6 vende të botës do të luajnë në turneun ndërkombëtar të Kupës së legjendave të futbollit me emër të Konstantin Erjomenko-s, i cili tashmë për tretin vit me radhë do të zhvillohet në Moskë nga 29-30 janar. Përveç skuadrës përfaqësuese të Rusisë në këtë turne do të marrin pjesë ekipet e Portugalisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë dhe Holandës. Rusët dy herë janë bërë fitues të Kupës së legjendave të futbollit, duke triumfuar në mënyrë bindëse në vitet 2009 dhe 2010 ndaj spanjollëve.