Zëri i Rusisë Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Rusi për këto 5 vitet e fundit kanë arritur në 229 miliardë dollarë, njoftoi Zëvendës/ministri i zhvillimit ekonomik Stanisllav Voskresenskij. Ai nënvizoi se Rusia, sipas këtij treguesi, renditet në vendin e 5-të në botë. Vetëm vitin e kaluar investimet e huaja në ekonominë ruse përbënë 39 miliardë dollarë, por ky vëllim është i pamjaftueshëm dhe prandaj Rusia është e hapur për biznesin.