Zëri i Rusisë Në ambasadën e Federatës Ruse në Bjellorusi kanë mbetur të habitur nga deklarata e Prokurorit të përgjithshëm të këtij vendi në lidhje me fatin e qytetarëve rusë Artjom Breus dhe Igor Gaponov, të arrestuar në Minsk sipas çështjes për trazira masive. Këshilltari i misionit diplomatik Vadim Gusjev shprehu habinë e vet përkatësisht deklaratës së Prokurorit - se “pauza” në hetimin e çështjes shpjegohet me numrin e madh të të arrestuarve. Breus dhe Gaponov po mbahen në burg që prej një muaji pa paraqitje të provave të fajit të tyre. Rusët u arrestuan në Minsk më 19 dhjetor gjatë kohës së aksioneve të pasanksionuara të opozitës kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi.