Zëri i Rusisë Stilisti i famshëm Giorgio Armani do të ndërtojë në qarkun e Stavropolit (Kaukazi i Veriut) një hotel. Po shqyrtohen disa sheshe për ndërtimin e tij në një nga qytetet e zonës Ujërat Minerale Kaukaziane (Кавказские Минеральные Воды) : Kisllovodsk, Essentuki ose Pjatigorsk. Kosto e këtij projekti përbën 150 milionë dollarë. Hoteli planifikohet të ndërtohet me 100 dhoma me çmim nga 2 mijë dollarë e më tepër për një natë. Për Giorgio Armanin ky është projekti i dytë hotelor. Hoteli i parë i stilistit -Armani Hotel - u ndërtua në vitin 2010 në Dubai.