Zëri i Rusisë Festivali i dytë i kulturës ruse RussenKo pritet të hapet në Kremlin-Bicetre në periferitë e Parisit. Në kuadrin e festivalit do të zhvillohet një seri ekspozitash, tryeza të rrumbullakta, takime dhe debutime, ndër të tjera edhe debutimi i korit të studentëve të Universitetit të Uralit, do të zhvillohet një koncert për piano, do të hapet ekspozita e koleksionit të porcelanit perandorak nga Shën Peterburgu, ajo e punëve të Mihaill Shemjakinit, ekspozita e fotografive “Rusia nga dritaret e trenit”, do të jepen disa spektakle, do të veprojë salloni i kinematografisë ruse. Në vitin 2010 për tre ditë në festivalin në fjalë kanë qenë disa mijëra veta.