Zëri i Rusisë Patinatorët rusë fituan dy medalje në rivalitetin sportiv midis çifteve në Kampionatin Europian në Bern. Medaljen e argjendtë e fitoi çifti Juko Kavagyti dhe Aleksandër Smirnov, që nuk mundi të zerë vendin e parë si një vit më parë. Medaljen e bronzit e fitoi çifti i patinatorëve të kërcimit artistik në akull Vera Bazarova dhe Juri Llarionov. Medaljen e artë ia siguruan vetes patinatorët gjermanë Aliona Savçenko dhe Robin Shollkov.