Zëri i Rusisë Duma Shtetërore e Rusisë do të shqyrtojë sot në lexim të parë projekt ligjin për krijimin e sistemit tre-nivelësh të rrezikut terrorist. Puna mbi këtë projekt ligj u përshpejtua në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në aeroportin moskovit “Domodedovo”. Sistemi parashikon tre nivele alarmi- të rritur (“blu”), të lartë (“i verdhë”), dhe kritik (“i kuq”). Secili prej tyre parashikon masa të caktuara për garantimin e sigurisë së individit, shoqërisë dhe shtetit. Një sistem i tillë vepron tashmë në shumë vende të botës.