Zëri i Rusisë Raketëmbajtësja “Sojuz” me anijen transportuese ruse “Progress” startoi për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Lëshimi u realizua nga kozmodromi Bajkonur, të cilin Rusia ia merr me qira Kazakistanit. “Progres” do ti çojë ekuipazhit ruso-amerikan që punon në orbitë veshmbathje, produkte ushqimore, ujë të pijshëm, oksigjen, aparatura për eksperimentet shkencore. Bashkimi i anijes me Stacionin është planifikuar për 30 janarin. Gjithsej këtë vit për në SKN planifikohen të nisen 6 anije kozmike ruse “Progress”.