Zëri i Rusisë Puna për deklasifikimin e materialeve që kanë të bëjnë me “Çështjen e Katyn-it” po vazhdon. “Me të mbaruar ajo të gjitha materialet do ti dorëzohen palës polake”, - njoftuan në administratën e Presidentit të Rusisë. Më 26 janar Kolegjiumi i Gjykatës së Lartë e njohu të ligjshëm klasifikimin e materialeve që i përkasin hetimit të pushkatimit të oficerëve polakë në Katyn në vitin 1940. Shoqata e ruse e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Memorial” ka ngulur vazhdimisht këmbë në paligjshmërinë e klasifikimit të këtij hetimi. Çështja e tragjedisë së Katyn-it pat mbetur për një kohë të gjatë e hapur.