Zëri i Rusisë Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev vizitoi sot stacionin “Ohotnij Riad” të metrosë së Moskës dhe u njoh me veprimin e sistemit kompleks të sigurisë në transport. Urdhëresën për krijimin e tij ai e nënshkroi në mars të vitit 2010, pas aktit terrorist në metronë kryeqytetase. Presidentit i demonstruan kompleksin e lajmërimit të popullsisë, bllokun e destinuar për vëzhgimin e pasagjerëve të dyshimtë, sistemin e kontrollit të radiacionit dhe zbulimit të lëndëve eksplozive. Më pas Medvediev zbriti me eskalator në hollin e stacionit, ku verifikoi personalisht terminalin e thirrjes së shërbimeve emergjente.