Zëri i Rusisë Shqetësim mjaft serioz në lidhje me acarimin e situatës së brendshme politike në Shqipëri shprehu më 27 janar Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OSBE-së Anvar Azimov. Ai mori fjalën në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. “I bëjmë thirrje palës shqiptare për pajtim dhe dialog konstruktiv, për kërkim kompromisi dhe marrëveshje reciprokisht të pranueshme në kuadrin e fushës ligjore”, - vuri në dukje Azimov. - Do të dëshironim të theksonim, në veçanti, palejueshmërinë e përdorimit të metodave shtrënguese”. “Me dhunë e veprimeve provokuese nuk mund të zgjidhet problemi”, vazhdoi ai. E rëndësishme është të zhvillohet dialogu me rrugë ekskluzivisht paqësore, duke ndërmarrë maksimumin e përpjekjeve për parandalimin e përsëritjes së ngjarjeve të 21 janarit, e aq më tepër përshkallëzimin e acarimit të situatës, për të mos lejuar në kurrfarë mënyre shpërthimine valës së re të demonstratave masive”.